Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pashtresh të Elbasanit, ku një banor vendas është raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për Pëllumb Toçin, 56 vjeç, i cili kishte dalë nga banesa për të kërkuar qenin e tij, përdorur për ruajtjen e bagëtive, pasi kafsha kishte humbur në zonën malore përreth. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gjatë kërkimeve në terrenin e vështirë të kanioneve të Valëshit, 56-vjeçari mund të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë në një nga greminat e thella që karakterizojnë këtë zonë. Kanionet e Valëshit janë të njohura për bukurinë natyrore, por edhe për rrezikun që paraqesin për këdo që lëviz jashtë shtigjeve të sigurta, sidomos në periudha me lagështi ku shkëmbinjtë bëhen të rrëshqitshëm. Menjëherë...