Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
UEFA ndëshkon me gjobën e majme Partizanin e Beogradit dhe i ‘kyç’ stadiumin për banerin: Kosova është Serbi
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubeve Lech Poznan dhe Partizani i Beogradit, pas shfaqjes së banerave me përmbajtje politike në ndeshjet e fundit të Conference League. Klubi polak Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro për një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i shfaqur gjatë ndeshjes kundër Crvena zvezdës në raundin e tretë kualifikues të turneut. Vendimi u bë publik të enjten nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Ndërkohë, Partizani i Beogradit është ndëshkuar me një gjobë totale prej 90,250 eurosh për sjelljen e tifozëve gjatë takimeve kundër Oleksandriyës dhe Hibernianit. Vetëm për ndeshjen e 31 korrikut ndaj skuadrës ukrainase Oleksandriya, klubi serb u gjobit me 17,500 euro për banerat e papërshtatshme, përfshirë edhe mesazhin politik “Kosova është Serbi”. Pjesa tjetër...