Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Fluks i lartë në spitalin e Shkodrës, 400 pacientë paraqiten çdo ditë për të marrë shërbim
Poliklinika e specialiteteve në qytetin e Shkodrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh gjatë kësaj periudhe të verës. Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, në ditë kryhen rreth 400 vizita, teksa shkak për këtë rritje janë temperaturat e larta si dhe kthimi për pushime ne vendlindje i emigrantëve. Repartet më të ngarkuara janë ato të kardiologjisë dhe neurologjisë, ku paraqiten më së shumti pacientë me probleme kronike apo shqetësime kardiovaskulare. Megjithë sfidat drejtuesit e institucionit shëndetësor sigurojnë se shërbimi vijon normalisht dhe se do të vijojë përforcimi i kapaciteteve për të përballuar kërkesën e shtuar gjatë gjithë sezonit veror. /vizionplus.tv