Drejtori i Policisë, Ilir Proda vlerësohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës

Drejtori i Policisë, Ilir Proda vlerësohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier ka vlerësuar me “Certifikatë të Mirënjohjes” drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik. Proda priti një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, në një takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta. Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht drejtor i medias online “Newsalbania”, së bashku me gazetarët Mariglen Bita dhe Ervis Profka (Fieri web.com), si dhe gazetarin e mirënjohur Fatmir Popja, i cili është...