Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjëndet në Kosovë bazilika më e madhe në Ballkan, ndërtuar nga Justiniani i Madh me origjinë dardane
Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana, i cili gjendet në territorin e komunës së Graçanicës – rreth 12 kilometra nga Prishtina, kanë sjellë zbulime të reja në historinë e Dardanisë së lashtë. Zbulimet e një mbishkrimi të ri në dyshemenë e bazilikës, saktësuan vitin kur u inaugurua bazilika dhe emrin e qytetit romak ku ajo u ndërtua – Justiniana Secunda. Në komunën e Graçanicës ndodhen mbetjet arkeologjike të kësaj bazilike e cila është më e madhja e zbuluar deri më tani në Ballkan (78 x 23 metra), e ndërtuar nga perandori romak Justiniani i Madh, i cili kishte prejardhje dardane dhe që sundoi në vitet 527-565 pas erës sonë. Punimet po udhëhiqen nga profesori francez, Christophe Goddard nga Universiteti “Ecole Normale Superieure”...