Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte ekipet e inxhinierisë në xAI dhe ndihmoi në ndërtimin e një prej zhvilluesve të modeleve të Inteligjencës Artificiale, pak vite pas themelimit. “Sot ishte dita ime e fundit në xAI, kompania në të cilën ndihmova të ngrihej në vitin 2023 me Elon Musk. E kujtoj ende ditën kur takova Elon për herë të parë, folëm për orë të tëra mbi IA dhe çfarë mund të sjellë e ardhmja. Të dy ndiemë se nevojitej një kompani e re IA me një tjetër lloj misioni.” Babuschkin tha se arsyeja e largimit është themelimi i kompanisë së tij, Babuschkin Ventures që do të...