Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Inflacioni, tendencë rritëse”, BSH: Do kthehet në objektivin 3% në gjysmën e parë të 2026-ës
Pavarësisht pasigurive të shumta që burojnë nga tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare, Banka e Shqipërisë thotë se ekonomia e vendit do të vazhdojë të rritet thuajse me ritme të njëjta. “Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje solide në gjysmën e parë të vitit. Rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.4%, ndërkohë që shifrat sugjerojnë që edhe tremujori i dytë do të jetë në këto nivele. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive, rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme 3.5-4% në tremujorët në vazhdim”, tha Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare, BSH. Ndryshe nga Banka Qendrore Evropiane, që thotë se inflacioni pritet të ulet gjatë muajve në vijim për shkak të çmimeve të ulëta të lëndëve energjetike dhe mbiçmimit të euros...