Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue’
Këngë e shkruar nga poeti Jacques Prévert Përktheu në shqip nga frëngjishtja Ag Apolloni Kur ti fle Ti fle natën, po unë nuk muj. Të shoh si flen e kjo m’ban t’vuj. Ti i mbyll sytë sapo bie n’shtrat e unë rri e shoh trupin tand të gjatë. Asht qesharake, po mue m’ban me qajtë kur shoh se papritun ti nis e qesh. Ti qesh ndërsa fle. A thue tash ku je? Vërtet ku ike që m’le? Në nji vend tjetër ndoshta me nji tjetër grue. Tash ti je me të dhe po qesh me mue. Ti fle natën, po unë nuk muj. Të shoh si flen e kjo m’ban t’vuj. Kur ti fle unë s’e di a m’do përnjimend. Të kam afër, por jo...