Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Picanja, muzika me gjethe
Muzika me gjethe bën pjesë në zhanrin e pasur të instrumenteve aerofone. Gjethi prodhon melodinë përmes dridhjes së ajrit. Ky instrument muzikor quhet “picanjë”. Picanjat mund të bëhen nga fletë bari të gjëra dhe të trasha, me gjethe të mprehta misri të lagur të futura në mënyrë vertikale mes dy gishtave të mëdhenj. Tingulli prodhohet duke fryrë ajrin përgjatë majës së mprehtë të “picanjës”. Edhe gjethet e pemëve të tjera mund të përdoren për picanjë. Disa fshatarë e palosin gjethen më dysh ose e rrotullojnë për të formuar një gjysmë-rreth, e vendosin në gojë dhe “kërcasin” me të duke prodhuar një larmi tingujsh cicërime. Disa mjeshtër të folklorit dinë si të nxjerrin gjithfarësoj tingujsh nga gjethe të specieve të ndryshme, si ahu, gorica dhe arra,...