Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zaptimi i trotuareve nga parkimet dhe ndërtimet pa leje, qytetarët denoncojnë mbi 4500 raste në 5 ditë
Zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje dhe parkimet private të paligjshme rezultojnë të jenë 3 shqetësimet kryesore të qytetarëve. Platforma e denoncimeve “Hapësira ime publike”, u krijua 5 ditë më parë për të marrë raportime nga shkeljet në territor. Në total rezultojnë 4501 denoncime, prej të cilave janë zgjidhur deri tani vetëm 486 ose gati 1 në 11 nga rastet e raportuara nga qytetarët. Për pjesën tjetër denoncimet janë në proces shqyrtimi nga autoritetet. Tirana zë 50% të denoncimeve në rang vendi, ose 2246 shkelje të raportuara. Gjysma e tyre, ose 1146 denoncime, shkojnë për zënie të trotuareve ose hapësirave publike. 318 raportime për parkimet e paligjshme private dhe 292 raste të ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes. Në Tiranë shqetësuese mbetet ndotja...