Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

Më shumë se 100 organizata humanitare ndërkombëtare, përfshirë Oxfam dhe Mjekët pa Kufij, kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar autoriteteve izraelite, duke kërkuar ndalimin e pengesave në shpërndarjen e ndihmave për popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës. Në letrën e hapur, organizatat akuzojnë Izraelin për përdorimin e ndihmave si mjet lufte, ndërsa paralajmërojnë për një krizë të thellë humanitare, me spitale që po mbeten pa furnizime dhe fëmijë që po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme. Sipas tyre, rregullat e reja të vendosura nga Izraeli përfshijnë kërkesa për shpërndarjen e informacioneve të ndjeshme, përfshirë të dhëna mbi punonjësit palestinezë që punojnë për këto organizata. Në rast se nuk përmbushen këto kërkesa, organizatat rrezikojnë bllokimin total të operacioneve të tyre në Gaza. Raste...