Fondi Sovran ngec në Kushtetuese, AKP-ja shtyn privatizimet përpara

Fondi Sovran ngec në Kushtetuese, AKP-ja shtyn privatizimet përpara

Foto ilustruese PRISHTINË- Kur Qeveria e Kosovës premtoi, para më shumë se katër vjetësh, se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të mbyllej dhe se pronat e mbetura do të transferoheshin te Fondi Sovran, u krijua përshtypja se po i afrohej fundi një procesi të gjatë dhe të diskutueshëm. Por sot, realiteti është krejt ndryshe: AKP-ja, jo vetëm që mbetet funksionale, por ka intensifikuar aktivitetin, duke shpallur valë të reja privatizimi, dhënie me qira të aseteve publike por edhe indentifikim të pronave te reja. Me 13 gusht, AKP-ja ka njoftuar se në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ka identifikuar 461 prona të reja me sipërfaqe rreth 400 hektarë, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare dhe nuk administroheshin nga AKP-ja. "Ky shënon një...