Politico: Shqipëria i drejtohet IA për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në

Politico: Shqipëria i drejtohet IA për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në

Edi Rama TIRANË- Ndërsa pjesa tjetër e Evropës debaton për sigurinë dhe fushëveprimin e inteligjencës artificiale, Shqipëria po e shfrytëzon atë për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Madje po shqyrton edhe një ministri që të jetë edrejtuar nga inteligjenca artificiale. Kryeministri Edi Rama përmendi inteligjencën artificiale muajin e kaluar si një mjet për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën, duke thënë se kjo teknologji së shpejti mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare. "Një ditë, mund të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Kështu nuk ka as nepotizëm dhe as konflikte interesi,"- tha Rama në një konferencë për shtyp në korrik, ndërsa diskutonte për dixhitalizimin. Zhvilluesit vendas mund të punojnë madje drejt krijimit të një modeli të inteligjencës...