Zjarret shkrumbojnë veriperëndimin e Spanjës, kërkohet ndihma e BE-së

Zjarret shkrumbojnë veriperëndimin e Spanjës, kërkohet ndihma e BE-së

Spanja ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e vendeve fqinje evropiane për të luftuar zjarret e pyjeve që po shkrumbojnë veriperëndimin e vendit, sipas radios franceze “RFI”. Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, tha se Spanja i është drejtuar mekanizmit të ndihmës së Bashkimit Evropian për të përballuar të paktën 14 vatra zjarri që po shkatërrojnë vendin. Ndër të tjera, është kërkuar dërgimi i dy avionëve zjarrfikës të tipit “Canadair”, duke parashikuar përkeqësimin e situatës. Në një intervistë për median lokale *Cadena SER*, Grande-Marlaska tha se vendi është i gatshëm të kërkojë më shumë ndihmë, përfshirë edhe zjarrfikës shtesë, kur të jetë e nevojshme. Mekanizmi i ndihmës, i krijuar nga Komisioni Evropian në vitin 2001, u mundëson 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 10 vendeve të tjera të...