Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Përfundon Konferenca e Ambasadorëve, Kurti: Forcojmë rolin e Kosovës në botë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.Konferenca, që këtë vit mblodhi në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, u zhvillua për tri ditë me sesione të fokusuara në planifikimin strategjik të politikës së jashtme dhe forcimin e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.Gjatë punimeve u mbajtën panele dhe diskutime me drejtues të institucioneve mbi tema si siguria dhe mbrojtja, kërcënimet jokonvencionale, politikat e sigurisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, diplomacia publike, imazhi i vendit, angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Qeveria thekson se këto takime synojnë rritjen...