Pritje deri në 150 minuta në Merdarë për dalje nga Kosova, kolona 700 metra

Pritje deri në 150 minuta në Merdarë për dalje nga Kosova, kolona 700 metra

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 700 metra.Në orët e mëngjesit, pritjet kanë qenë edhe më të gjata, si pasojë e mungesës së personelit në anën e Serbisë. Nga ana e Kosovës, ka staf të mjaftueshëm dhe po punohen dy korsi. Për hyrje në Kosovë, pritjet janë shumë më të shkurtra, nga 5 deri në 10 minuta.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika të tjera kufitare situata është normale, me përjashtim të Dheu i Bardhë, ku për dalje pritjet arrijnë deri në 60 minuta.Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë kohën e udhëtimit për të shmangur vonesat e gjata.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë...