Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës, banori merr delen në krahë për ta shpëtuar nga zjarri

Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës, banori merr delen në krahë për ta shpëtuar nga zjarri

Zjarrfikësit në Greqi vijojnë të luftojnë me dhjetëra vatra zjarri që kanë përfshirë disa rajone të vendit që prej ditës së martë, përfshirë zona pranë qytetit të Patras dhe dy ishuj turistikë, Zakynthos dhe Chios. Sipas raportimeve të mediave vendase, zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke përfshirë banesa, ferma dhe fabrika, ndërsa mijëra banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zonat e rrezikuara. Të paktën dhjetëra persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit, ndërsa 13 zjarrfikës kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera, sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës, Vassilis Vathrakogiannis. Rreth 5,000 forca zjarrfikëse dhe 33 avionë janë angazhuar për të përballuar situatën, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë më tej situatën. Një...