Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Shtohen raste e urgjencave mjekësore në spitalin e Lezhës, mbi 200 raste gjatë 24 orëve
Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore dhe në spitalet rajonale. Shkak për shtimin e urgjencave janë intoksikimi nga ushqimi, por edhe sëmundjet kronike. Në urgjencën e spitalit të Lezhës, kërkesat për ndihmë mjekësore janë 10-fishuar, ku gjatë një harku kohor prej 24 orësh trajtohen mbi 200 pacientë. Në Lezhë vijon të jetë problematik trafiku i rënduar, duke krijuar vonesa në dhënien e ndihmës së parë. Rritja e lartë e temperaturave dhe rikthimi i emigrantëve gjatë sezonit turistik kanë bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në urgjencat spitalore të vendit. Një numër i madh rastesh për ndihmë mjekësore është regjistruar edhe në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas mjekëve të urgjencës së këtij spitali, që nga...