Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Konflikt për motive të dobëta, i riu godet me grusht 37-vjeçaren, vëllai i së dhunuarës qëllon policin
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar një 37-vjeçare me grusht për motive të dobëta. Sipas policisë, 37-vjeçarja mori ndihmë mjekësore në spital. Po ashtu në pranga përfundoi edhe vëllai i 37-vjeçares, i cila ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit, duke goditur me grusht punonjësin e policisë në detyrë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit D. S., 24 vjeç dhe M. H., 32 vjeç, pasi në rrugën “Agush Gjergjovica”, për motive të dobëta, shtetasi D. S. ka goditur me grushte shtetasen M. N., 37 vjeçe, e cila mori ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi M. H. (vëllai i 37-vjeçares) ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit, duke...