Zjarret, ende 29 vatra aktive, 9 qarqe në betejë me flakët  

Zjarret, ende 29 vatra aktive, 9 qarqe në betejë me flakët  

“Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra:*Qarku VlorëNë bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.*Qarku DibërNë Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur....