Tenderi i dyshimtë/ Xhetani, oligarku i “Vlora Marina” dhe Renido skraparliu marrin 2 mld lekë nga Bashkia Tiranë

Tenderi i dyshimtë/ Xhetani, oligarku i “Vlora Marina” dhe Renido skraparliu marrin 2 mld lekë nga Bashkia Tiranë

Kompanitë “Rafin shpk” në pronësi të Renido Petritajt dhe “Ndregjoni shpk” në pronësi të Xhetan Ndregjonit janë përfshirë shpesh në tendera të dyshimtë me mungesë garancie konkurrimi dhe shpesh paracaktim. Platforma Open Data Albania ka vlerësuar si “Red Flag” për skualifikim të ofertës më të ulët dhe të të gjithë operatorëve konkurrues, tenderin e fundit të dhënë nga Bashkia Tiranë këtyre kompanive, duke shkaktuar alarm për praktikë korruptive në nivel shtetëror. Një tender me vlerë gati 2 Miliard Lekë me TVSH me objekt ndërhyrjen në disa rrugë të kryeqytetit në kuadër të një projekti të quajtur WALK 21. Renido Petritaj, me biznesin e nisur në 2017 me vetëm 100 lekë kapital, ka ndërtuar një perandori thithjesh të taksave pubike me tre kompani (duke përfshirë babanë...