Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive, mbi 1100 forca në terren

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive, mbi 1100 forca në terren

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit. Megjithatë, falë përpjekjeve të palodhura të mbi 1,100 forcave të emergjencave, të ndihmuar edhe nga mbi 400 pjesëtarë të FA-së, situata po paraqitet më e stabilizuar mëngjesin e sotëm. Ministria e Mbrojtjes në bilancin që ka publikuar bën me dije se janë raportuar gjithsej 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 mbeten ende aktive, me përqendrim të lartë në qarqet Vlorë, Berat, Dibër, Elbasan dhe Tiranë. Forcat zjarrfikëse, efektivët e Forcave të Armatosura, autoritetet vendore dhe strukturat mbështetëse kanë ndërhyrë me intensitet të lartë në zonat më të prekura, duke përdorur mbi 65 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë të FA dhe mbështetje...