Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime se ka qenë Jeffrey Epstein, ai që e prezantoi ish-modelen slloveno-amerikane me presidentin aktual të vendit, Donald Trump. Avokati i Melania Trump kërkoi që Hunter Biden “të tërheqë menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe provokuese” që bëri për klienten e tij në një intervistë në emisionin e tij në YouTube, “Channel 5 me Andrew Callaghan”. “Mosrespektimi i rregullave do ta lërë znj. Trump pa zgjidhje tjetër veçse të ndjekë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore në dispozicion për të rikuperuar dëmin e madh financiar dhe të reputacionit që i ka shkaktuar”, shkroi avokati Alejandro Brito në një letër të datës 6 gusht...