Shqipëria në flakë/Ministria e Mbrojtjes: 57 vatra zjarri në vend, 29 ende aktive

Shqipëria në flakë/Ministria e Mbrojtjes: 57 vatra zjarri në vend, 29 ende aktive

Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive. Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra: Qarku Vlorë Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit. Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative...