Vijon zjarri në Sojnik, Mukaj dhe Snosëm të Gramshit! Situata në alert

Vijon zjarri në Sojnik, Mukaj dhe Snosëm të Gramshit! Situata në alert

Raportohen vatra të reja dhe riaktivizim të vatrave ekzistuese në fshatrat e Gramshit.  Vatra zjarri raportohet përballë fshatit Snosëm, përmbi fshatin Sarasel dhe në Teqen e Dushkut. Strukturat e shërbimit zjarrfikës po ndihmohen nga forcat e armatosura. Akoma situata vazhdon të jetë në alert, por aktualisht nuk përbën rrezik për banorët. Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me...