Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro - shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet - kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare që nuk u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare - ranë në pak mbi 3.5 miliardë euro. Kështu, Rusia ra në vendin e 48-të në listën e partnerëve më të rëndësishëm të Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare. Ka raportime për eksporte të tërthorta të produkteve gjermane në Rusi nëpërmjet vendeve të treta, duke anashkaluar kështu sanksionet, por nuk ka të dhëna të besueshme dhe konkrete për këtë....