Territoret – çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Territoret – çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Trump dhe Zelenskyy SHBA- Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t'i përkasë Rusisë. "Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi Ukrainën është ligjërisht i paimagjinueshëm, edhe nëse politikisht po bëhet gjithnjë e më i mundshëm", thotë Pierre Tilberger, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Ruhr në Bochum. Pa pëlqimin e Ukrainës, nuk mund të ketë një traktat të tillë paqeje. E drejta ndërkombëtare moderne bazohet në "barazinë sovrane të të gjitha shteteve". Dy shtete nuk mund të lidhin thjesht marrëveshje në dëm të një të treti. Një...