Bie një nga “ushtarët” e Sorosit në Ballkan dhe Evropë, Vuçiç deklaron largimin nga politika, a po rrezikon Rama si…

Bie një nga “ushtarët” e Sorosit në Ballkan dhe Evropë, Vuçiç deklaron largimin nga politika, a po rrezikon Rama si…

Rigels Seliman Një “tërmet” politik ka goditur dje Beogradin dhe gjithë skenën gjeopolitike ballkanike. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka tronditur opinionin publik duke shpallur se nuk do të rikandidojë për një mandat të tretë dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet, teksa theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh. Deklarata e papritur, e bërë dje në Beograd gjatë një konference për shtyp me kancelarin austriak Christian Stocker, u shoqërua me një fjali të fortë: “Nuk jam diktator, siç më paraqesin disa media në Austri.” “Jam prej kohësh pjesë e skenës politike dhe nuk do të rikandidoj. Nuk kam asnjë qëllim të ndryshoj Kushtetutën për qëllime personale. Nuk jam diktator, siç...