Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Melania Trump hedh në gjyq djalin e Joe Biden
Bota E Enjte, 14 Gusht 2025 10:50 Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka paralajmëruar një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ky i fundit pretendoi se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga pedofili i dënuar dhe i vetëvrarë në burg Jeffrey Epstein. Avokatët e Melanias e kanë quajtur deklaratën e Biden-it “të rreme, shpifëse dhe nxitëse të urrejtjes”, duke theksuar se synon të dëmtojë imazhin dhe integritetin e saj. Ata kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të akuzës dhe një kërkimfalje publike, përndryshe do të nisin procedurat ligjore. Pretendimet u bënë gjatë një interviste të Hunter Biden me regjisorin Andrew Callaghan, ku ai sugjeroi se ekzistojnë dokumente të pazbuluara që “implikojnë” Trump-in dhe lidhen me takimin...