Situata me zjarret/ Shqipëria nën pushtetin e flakëve, policia raporton bilancin ‘e hekurt’: 46 të arrestuar dhe 91…

Situata me zjarret/ Shqipëria nën pushtetin e flakëve, policia raporton bilancin ‘e hekurt’: 46 të arrestuar dhe 91…

Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije që në harkun kohor të rreth 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë. Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1 të vdekur, rezultojnë që në shumicën e rasteve të jenë të qëllimshme. Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Ndërkohë, punonjësit e policisë janë të angazhuar njëkohësisht edhe me grupet e emergjencave civile dhe zjarrfikësit në terren për të ndihmuar në shuarjen e vatrave aktive të zjarreve. Njoftimi i Policisë...