Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar riaktivizimin e tij. Situata është e qetë, por mbetet në vëzhgim. Në bashkinë Tepelenë në zonat e raportuara më parë, Koder, Lekel dhe Hormovë, nuk ka më vatra aktive. Në lartësitë mbi fshatin Peshtan, ndërhyrja nga toka nga trupat komando dhe MZSH Tepelenë, e mbështetur nga një helikopter, ndaloi përhapjen e flakëve. Megjithatë, në majën e Golikut mbetet aktive një vatër zjarri, në terren të thyer e të vështirë për ndërhyrje. Në bashkinë Dropull, forcat zjarrfikëse dhe trupat e FA kanë vepruar nga lartësitë e fshatit Goricë deri në fshatin Haskovë, duke shuar flakët dhe shmangur rrezikun e kalimit të zjarrit nga Delvina në Dropull....