Policia e Shtetit: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj. 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Policia e Shtetit: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj. 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije se gjatë 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë. Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve. Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht. Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e...