Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump: I hapur të diskutoj për transferimin e të burgosurve amerikanë në burgjet e El Salvadorit
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti dje të dielën se nuk do të përjashtonte mundësinë e transferimit e të burgosur amerikanë në El Salvador, kur u pyet për këtë nga gazetarët në avionin presidencial. Presidenti i El Salvadorit, Naguib Bukele, propozoi në fillim të këtij viti që vendi i tij të pranonte kriminelë të dhunshëm nga SHBA dhe t’i burgoste në CECOT, një qendër masive paraburgimi për të dyshuarit terroristë, e ndërtuar si pjesë e “luftës” kundër bandave dhe e njohur për kushtet e saj jashtëzakonisht të vështira. “Nëse ata mund t’i mbajnë këta kriminelë të tmerrshëm për shumë më pak para se sa na kushtojnë neve, unë jam për këtë, por do të bëj vetëm atë që është brenda ligjit,” u tha Presidenti Trump gazetarëve...