Zjarri në Gramsh, flakët përfshijnë vatra të reja, dëme të mëdha në banesa dhe blegtori

Zjarri në Gramsh, flakët përfshijnë vatra të reja, dëme të mëdha në banesa dhe blegtori

Rreziku nga zjarret në Gramsh është zhvendosur nga mbrëmja e kaluar në vatra të reja, duke përfshirë fshatin Ermenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe Teqen e Dushkut, ku raportohen disa vatra aktive. Për shkak të dendësisë së lartë të pyllit, ekipet e emergjencave civile po përballen me vështirësi të mëdha në izolimin e flakëve. Aktualisht vazhdon të digjet pylli në pjesën e sipërme të fshatit ose krahu lindor. Nëse djegia vazhdon, ky zjarr kalon në territorin e Prefekturës Korçë. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe sot herët në mëngjes është punuar në pyllin me pisha që të çon në drejtim të fshatit Nartë, dhe deri tani është realizuar ndërprerja e vatrës në këtë drejtim. Vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Kukur...