Gramshi në flakë: Evakuime, dhjetëra shtëpi të djegura dhe rrezik për zonat përreth

Gramshi në flakë: Evakuime, dhjetëra shtëpi të djegura dhe rrezik për zonat përreth

Mbrëmjen e djeshme, vatrat e zjarrit në territorin e Bashkisë Gramsh kanë vijuar me intensitet të lartë, duke përfshirë fshatin Ermenj (Njësia Administrative Skënderbegas) dhe zonën e Teqesë së Dushkut, ku raportohen ende disa vatra aktive. Sipas autoriteteve lokale, ekipet e emergjencave civile po përballen me vështirësi të mëdha për izolimin e flakëve për shkak të dendësisë së lartë të pyllit. Aktualisht, vijon djegia në pjesën e sipërme të fshatit, në krahun lindor, dhe ekziston rreziku që zjarri të shtrihet në territorin e Prefekturës Korçë, nëse nuk vihet nën kontroll. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, është punuar për izolimin e zjarrit në pyllin me pisha në drejtim të fshatit Nartë, ku është arritur ndërprerja e përparimit të flakëve. Njësia Administrative...