Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në banesa, apel për kujdes në përdorimin e pajisjeve elektrike dhe bombolave të gazit
Në territorin e bashkisë Maliq janë shënuar së fundmi disa raste zjarresh në banesa, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për jetën e banorëve. Sipas njoftimit nga Shefi i Emergjencave Civile, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e flakëve dhe pasojat më të rënda. Autoritetet bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në përdorimin e pajisjeve elektrike, bombolave të gazit dhe gjatë ndezjes së zjarreve pranë banesave. “Çdo pakujdesi mund të kthehet në tragjedi, ndaj është e domosdoshme të respektohen masat e sigurisë,” theksoi Shefi i Emergjencave Civile, Stiljan Belishta. “Kjo situatë shoqërohet me kosto financiare jo vetëm për të dëmtuarit, për familjarët, por njëkohësisht edhe për Bashkinë Maliq. U bëj një thirrje të gjithë banorëve, kryefamiljarëve:...