Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria në flakë! Bilanci: 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit. Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura kanë qenë në terren, situata mbetet e rrezikshme dhe dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra aktive zjarri në gjithë vendin, përfshirë qarqet Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë. Por Delvina, Gramshi dhe Poliçani, zonat më problematike deri më tani, ku janë kryer evakuuime masive të banorëve. Në Delvinë, flakët iu afruan qytetit duke rrezikuar depot e naftës dhe spitalin. Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, dhjetëra mjete zjarrfikëse, punonjës të...