Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të enjten ulen temperaturat, reshje lokale në zonat malore
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi sot se, moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Përgjatë zonave kodrinore e malore, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit do të arrijë 5-7 m/sek. Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Sigla Shkodër 22/39 Diell re Kukës 17/35 Diell re Lezhë 24/37 Diell re...