Pamje të frikshme nga djegia e fshatit Skënderbegas në qarkun Elbasan

Pamje të frikshme nga djegia e fshatit Skënderbegas në qarkun Elbasan

Zjarret po bëjnë kërdinë në Shqipëri dhe në Ballkan, pa harruar edhe Spanjën. Era e fortë, e frikshme, ka rritur shpejtësinë e zjarrit. Fshati Skënderbegas në qarkun e Elbasanit është pothuaj i djegur krejtësisht. Fotot nga vendi i ngjarjes janë të frikshme. Gjithçka e shkrumbuar. Zjarrfikësit dhe policia në luftë me zjarrin, por era e fortë e ndez zjarrin me tepër. Foto nga djegia e shtëpive në Skënderbegas (Elbasan).