Plas keq në Beograd/Protestat kundër Qeverisë në Serbi shoqërohen me tensione dhe incidente

Plas keq në Beograd/Protestat kundër Qeverisë në Serbi shoqërohen me tensione dhe incidente

Protestat kundër Qeverisë serbe me moton “Serbi, zgjohu” janë mbajtur në dhjetëra qytete të Serbisë dhe në disa lokacione në Beograd. Në kryeqytetin serb dhe në Novi Sad ka pasur përplasje dhe incidente mes policisë dhe demonstruesve, ku janë plagosur si policë, ashtu edhe protestues. Në Beograd, një kordon i xhandarmërisë është vendosur për të parandaluar përplasjet mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, disa qytetarë janë parë me maska në fytyrë. Dy grupet kanë shkëmbyer ofendime dhe kanë hedhur gjësende ndaj njëri-tjetrit, ndërsa policia është vendosur mes tyre. Një protestues u arrestua pas një përleshjeje pranë Kuvendit të Serbisë. Pranë ndërtesës së Qeverisë është hedhur gaz lotsjellës dhe është dëgjuar topi zanor, raporton gazetarja e...