Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqipëria në flakë, zjarri rrezikon edhe parkun Peshtan-Zhej
Parku më i madh natyror në jug të vendit Peshtan Zhej po rrezikohet seriozisht. Zjarri i nisur nga Hormova dhe fshati Kodet ka kaluar majën e Golikut dhe po zbret në drejtim të Peshtanit. Nga pjesa perëndimore e malit zjarri ka zbritur në kuotën 800 m kurse ne pjesën lindore është ne kuotën 1500 m. Forcat komando janë nisur drejt majës së malit me një udhërrëfyes lokal, por mundësite e bllokimit prej tyre janë të limituara. Dy helikopterë pritet të ulin intensitetin e zjarrit me shpresë që të mos përhapet në zemër të parkut.