Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur kthesa e Azotikut. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.