Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjokutaj: Policia sfidon vendimin e gjykatës, ndalon sërish stafin e News 24 të hyjë në ambientet e punës…
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar ndaj rikthimit të forcave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake në ambientet e televizionit News 24, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu legjitimitetin e këtij televizioni në objektin ku zhvillon aktivitetin. Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj ka publikuar dy foto: një nga vendimi gjyqësor i datës 12 gusht 2025, ku kompania shtetërore “Kayo” pranon të lejojë hyrjen e stafit të News 24 në godinë, dhe një tjetër nga mëngjesi i 13 gushtit, ku policia është rikthyer në objekt duke bllokuar sërish hyrjen e gazetarëve dhe stafit teknik. Statusi i plotë: Te nderuar Miq! Foto majtas është një ekstrakt nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dje më datë 12.08.2025...