Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Samiti Trump–Putin në Alaskë/ SHBA pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se nga 15 deri më 20 gusht 2025, të gjitha operacionet dhe aktivitetet e nevojshme për përgatitjen dhe zhvillimin e takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin në Alaskë do të përjashtohen nga masat ndëshkuese dhe sanksionet ekonomike ekzistuese. Sipas deklaratës zyrtare, çdo veprim që zakonisht ndalohet nga sanksionet, por që lidhet drejtpërdrejt me organizimin e samitit mes dy qeverive, do të lejohet deri më 20 gusht. Qeveria amerikane theksoi se ky është një përjashtim i përkohshëm dhe i kufizuar, që nuk zbut apo heq sanksionet në përgjithësi, por synon të lehtësojë dialogun diplomatik. Samiti, i parashikuar të mbahet të premten, shihet si një mundësi për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë....