Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Duka ribashkon dy ish-trajnerët e Kombëtares në finalen e UEFA Super Cup
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga stadiumi i Udines, ku po zhvillohet finalja e UEFA Super Cup mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham. Në tribunat e stadiumit, Duka është fotografuar së bashku me dy emra të njohur për futbollin shqiptar: Gianni De Biasi dhe Edi Reja, ish-trajnerët e Kombëtares, të cilët kanë udhëhequr Shqipërinë në periudha të ndryshme historike. “Një ribashkim i bukur me dy miq të veçantë dhe figura të paharruara për futbollin tonë,” ka shkruar Duka, duke shoqëruar statusin me foton e përbashkët.