Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shkrimtari që sfidoi realitetin e kohës me fantazitë!
Italo Calvino ishte një nga autorët më imagjinativë dhe universalë të letërsisë italiane dhe botërore. Ai lindi në Kubë, por u rrit në Itali, në Sanremo. Prindërit e tij ishin shkencëtarë dhe kjo ndikoi shumë në formimin e tij intelektual ndërthurja mes shkencës dhe letërsisë do të bëhej një nga tiparet e veçanta të stilit të tij. Në rininë e hershme, Calvino mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore si partizan. Kjo përvojë e ndikoi thellë dhe u reflektua në romanin e tij të parë “Shtegu i merimangave” (“Il sentiero dei nidi di ragno”), një histori e luftës e treguar përmes syve të një fëmije – e thjeshtë, poetike, e thellë. Më vonë, Calvino iu largua realizmit socialist dhe nisi të eksperimentojë me një stil...