Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Fier-Levan, dy makina përplasen “kokë më kokë”
Një aksident ka ndodhur mrbëmjen e sotme në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut” ku janë përplasur dy automjete, një tip “Mercedes” dhe një tip “Citroën”. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.