Ambasada e Greqisë: Jemi pranë popullit shqiptar, bashkë në shuarjen e zjarreve!

Ambasada e Greqisë: Jemi pranë popullit shqiptar, bashkë në shuarjen e zjarreve!

Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vendin tonë duke theksuar se po monitoron nga afër situatën e zjarreve. “Në shenjë bashkëpunimi dhe solidariteti, Greqia kontribuon, brenda kapaciteteve të saj, në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ne jemi pranë popullit shqiptar“, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare. Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara. Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si...