1.4 milion europianë kundër “lojërave vrasëse”, Komisioni Evropian para vendimit historik

1.4 milion europianë kundër “lojërave vrasëse”, Komisioni Evropian para vendimit historik

Peticioni qytetar “Ndalo Lojërat Vrasëse” ka arritur mbi 1.4 milion nënshkrime në Bashkimin Evropian, duke kaluar pragun minimal për shqyrtim nga Komisioni Evropian. Nëse nënshkrimet validohen, KE do të vendosë nëse do të propozojë ligje të reja që detyrojnë kompanitë e videolojërave të ruajnë lojërat online edhe pasi ato të ndërpriten. Sipas përfaqësuesit të iniciativës, Daniel Ondruska, shumë lojëra që varen nga komponentët online bëhen të paluajtshme kur këto shërbime çaktivizohen nga shpërndarësit. Ai solli si shembull lojën e garave “The Crew” të Ubisoft, e cila u lançua në vitin 2014 dhe u bë e padisponueshme në 2024. “E tëra çfarë kërkojmë është një plan që të ruajë thelbin e lojës në mënyrë të arsyeshme për ata që e kanë blerë ligjërisht,” tha Ondruska. Industria...