Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë

Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë

Zjarri që po vinte nga Delvina në drejtim të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat u shua plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër dhe ndihmës së banorëve vendas. Më herët, banorët kishin zbritur në lugina kopetë e bagëtive dhe kafshët e tjera, por vetë dolën në terren për të pritur zjarrin në majë të malit, duke e ndalur përpara se të hynte në zonat e banuara. Pa ndihmë nga mjetet ajrore, të angazhuara në operacione të tjera, ata u organizuan vetë, duke u bërë linjë mbrojtëse krah për krah me zjarrfikësit. Edhe pse e gjithë Lugina e Drinos mbetet e mbuluar nga tymi, situata aktuale premton një natë të qetë për Gjirokastrën, ndërsa forcat e MZSH Gjirokastër do të qëndrojnë në terren për të monitoruar...